Reali me Vinicius dhe Rodrygo për sfidën e fundit për vitin 2019, Bale në stol

  • 22 December 2019 - 20:11
Reali me Vinicius dhe Rodrygo për sfidën e fundit për vitin 2019, Bale në stol

Sfida në Santiago Bernabeu do të jetë e fundit për të dy skuadrat për vitin 2019, si Real Madridi ashtu edhe Athletic Bilbao, pas kësaj ndeshje – do të shkojnë në pushim për t’u rikthyer në aksion në fillim të janarit me ndeshje të shumta, derisa stërvitjeve pritet t’i rikthehen me 30 apo 31 dhjetor.

Për ndeshjen e fundit për vitin 2019, Zinedine Zidane ka hedhur në fushë Vinicius Juniorin dhe Rodrygon, derisa Gareth Bale është në stol, ashtu si Luka Jovic që për të kanë qenë muaj të vështirë në Madrid dhe shpreson të ndryshojë gjithçka në vitin 2020.

Në mesfushë, në mungesë të Casemiros, startojnë Kroos, Modric dhe Valverde, për herë të dytë së bashku këtë edicion.

(Kosova Sot Online)