Nota fantastike e Muriqit pas golit të radhës në Turqi

  • 22 December 2019 - 20:26
Nota fantastike e Muriqit pas golit të radhës në Turqi

Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë

Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë.

Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje deri më tani.

Ai ishte një ndër më të mirët në fushë dhe në fund u shpërblye me notën 7.3.

Muriqi ndeshje pas ndeshje po vazhdon me paraqitje pozitive dhe nëse nuk ndalet, sezonin 2020/21 ai do ta veshë mesiguri fanellën e një skuadre të madhe evropiane.


(Kosova Sot Online)