Madrid – Bilbao, rezultati e tregon të kundërtën me atë që ndodhi për 45 minuta

  • 22 December 2019 - 22:01
Madrid – Bilbao, rezultati e tregon të kundërtën me atë që ndodhi për 45 minuta

Real Madridi dhe Athletic Bilbao janë duke barazuar 0-0 në ‘Santiago Bernabeu’

Është mbyllur pjesa e parë mes Realit dhe Bilbaos që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.

45 minutat e pjesës së parë nuk sollën gola, por rezultati nuk e tregon atë që ndodhi në Bernabeu.

Madridi e dominoi në tërësi ndeshje me raste të shumta shënimi, tri 100% madje Toni Kroos goditi edhe shtyllën, por topi nuk deshi të hyjë brenda.

Në anën tjetër, në fund të pjesës së parë, mysafirëve iu anolua një gol për pozicion jashtë loje.


(Kosova Sot Online)