Napoli i Gattusos fiton me një gol në fund të takimit

  • 22 December 2019 - 22:48
Napoli i Gattusos fiton me një gol në fund të takimit

Napoli e ka mposhtur 2-1 në udhëtim Sassuolon

Napoli i Gennaro Gattusos ka marrë pikët e plota në udhëtim te Sassuolo, duke triumfuar 2-1 me një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Hamed Junior Traore shënoi për 1-0 në minutën e 29’.

Barazoi gjithçka Allan në minutën e 57’, derisa golin e tri pikëve e shënoi Elmas në minutën e 94’.

Pas kësaj fitore të vështirë, Napoli ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë. 


(Kosova Sot Online)