Pochettinos i ofrohet shansi të bëhet trajner i Real Madridit

  • 22 December 2019 - 22:59
Pochettinos i ofrohet shansi të bëhet trajner i Real Madridit

Mauricio Pochettino mund të rikthehet shumë shpejtë në futboll.

Trajneri argjentinas u shkarkuar nga Tottenham Hotspuri para disa javësh shkaku i rezultateve të dobëta, duke u zëvendësuar me Jose Mourinhon.

Sipas ‘The Transfer Window’, Pochettinos i është ofruar shansi që të bëhet trajner i Real Madridit në fund të këtij sezoni.

Florentino Perez thuhet se nuk i beson më Zinedine Zidanes dhe po mendon që ta marrë argjentinasin në Santiago Bernabeu.

Nëse francezi nuk arrin ta fitojë La Liga-në ose Ligën e Kampionëve, atëherë do të shkarkohet nga skuadra spanjolle.

Kështu, Pochettino do të përfitonte një pagë prej tetë milionë eurosh, me një bonus prej 2.2 milionë në momentin që vë lapsin në letër. 


(Kosova Sot Online)