Gabon Real Madridi, Barça e vetme në krye të La Ligës

  • 22 December 2019 - 23:11
Gabon Real Madridi, Barça e vetme në krye të La Ligës

Real Madridi ka lëshuar pikë papritur në ‘Santiago Bernabeu’, duke bërë kështu dy pikë prapa liderit, Barcelonës

Real Madridi i Zinedine Zidane e ka dominuar në tërësi Athletic Bilbaon në ‘Santiago Bernabeu’, por nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Ndeshja u mbyllë pa gola 0-0 edhe pse Madridi kishte raste të panumërta, madje tre herë goditi shtyllën, por thjeshtë topi s’donte të hyjë brenda në portë.

Në pjesën e dytë, Zidane inkuadroi në lojë edhe Gareth Balën e Luka Jovicin, por pa ndonjë rezultat dhe kështu, Madridi mbylli vitin me barazim dhe mbetet dy pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligës. 

(Kosova Sot Online)