Renditja në La Liga pas dështimit të Realit

  • 22 December 2019 - 23:22
Renditja në La Liga pas dështimit të Realit

Real Madridi ka lëshuar pikë papritur në ‘Santiago Bernabeu’, duke mbetur kështu dy pikë prapa liderit, Barcelonës

Real Madridi i Zinedine Zidane e ka dominuar në tërësi Athletic Bilbaon në ‘Santiago Bernabeu’, por nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Ndeshja u mbyllë pa gola 0-0 edhe pse Madridi kishte raste të panumërta, madje tre herë goditi shtyllën, por thjeshtë topi s’donte të hyjë brenda në portë.

Kështu, ekipi i Zinedine Zidane tani mbetet e dyta me dy pikë prapa Barcelonës.

Reali e mbylli vitin 2019 me 37 pikë, derisa Barça është e para me 39 pikë.

(Kosova Sot Online)