Lotito: Ëndrrat e Lazios mund të bëhen realitet

  • 23 December 2019 - 09:33
Lotito: Ëndrrat e Lazios mund të bëhen realitet

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij mund t’i realizojë disa ëndrra, pas triumfit ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

Biancocelestët e fituan Kupën e Italisë në muajin maj, ndërsa të dielën mbrëma fituan ndaj Zonjës së Vjetër për ta fituar edhe Superkupën shtetërore. Ata fituan me rezultat 3-1, me golat e Luis Alberto, Senad Lulic e Danilo Cataldi, kundrejt golit të Paulo Dybalas.“Është një fitore tërësisht e merituar nga një skuadër që luajti me zemër, cilësi dhe forcë. E dominuam gjithë sfidën dhe kjo ndeshje ishte dëshmi se mund të konkurrojmë me këdo dhe t’i gëzojmë tifozët tanë”.

“Të gjithë i kemi rolet tona dhe japim kontribut në suksesin e klubit. Është një familje e madhe dhe unë jam figura e babait”.

“Nëse kjo skuadër mund të qëndrojë me këmbët në tokë, mund t’i realizojë disa ëndrra”, ka deklaruar Lotito për Lazio Style Channel.

(Kosova Sot Online )