Ancelotti: Mund t’i telefonoj Ibrahimovicit

  • 23 December 2019 - 14:16
Ancelotti: Mund t’i telefonoj Ibrahimovicit

Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se mund t’i telefonojë Zlatan Ibrahimovicit për ta pyetur nëse sulmuesi dëshiron të shkojë te Evertoni.

Mirëpo, trajneri italian ka reaguar shpejt për t’i qetësuar tifozët duke u thënë se do ta ftojë për vizitë dhe jo për të luajtur.Ancelotti dhe sulmuesi veteran kanë punuar bashkë te Paris Saint-Germaini dhe ata mbesin miq të mirë edhe në ditët e sotme. Ndërkohë, ka pasur spekulime se Ibrahimovic mund të kthehet në Ligën Premier për të luajtur te Evertoni. 

“E kam mik të mirë dhe fatmirësisht kam trajnuar shumë lojtarë fantastikë. Mendoj se e ka përfunduar kohën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe vërtet nuk e di se cili është qëllimi i tij”.

“Do t’i telefonoj, nëse dëshiron të vijë në Liverpul për t’u kënaqur, mund të vijë. Por, jo për të luajtur, jo për të luajtur!”, ka thënë Ancelotti.

(Kosova Sot Online )