Ancelotti synon Ligën e Kampionëve me Evertonin: S’është mision i pamundur

  • 23 December 2019 - 14:22
Ancelotti synon Ligën e Kampionëve me Evertonin: S’është mision i pamundur

Shndërrimi i Evertonit në kandidat për Ligën e Kampionëve nuk do të jetë mision i pamundur, sipas trajnerit të ri të klubit nga Merseyside, Carlo Ancelotti.

Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.

Ai e merr në dorë një skuadër të Evertonit, e cila momentalisht renditet në pozitën e 15 në Premierligë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga.

60-vjeçari u prezantua sot si trajneri i ri i Evertonit dhe këmbënguli se në futboll gjithçka është e mundur.

“Liga e Kampionëve është synimi dhe qëllimi afatgjatë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll”, theksoi Ancelotti.

Evertoni nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2005, e cila është hera e vetme që ka marrë pjesë që prej vitit 1988.

“Më ka tërhequr historia dhe tradita e klubit. Është njëri prej klubeve më të mëdha në Angli”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )