Kolasinac drejt Serie A, dy gjigantët italian pas boshnjakut

  • 23 December 2019 - 15:15
Kolasinac drejt Serie A, dy gjigantët italian pas boshnjakut

Sead Kolasinac pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi i majtë nuk ka qenë futbollist kyç te Arsenali dhe po kërkon një ambient të ri.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.

Dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Napoli kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit

Roma e sheh Kolasinacin si zëvendësues të Aleksander Kolarov i cili është tanimë 34-vjeçar.

Në anën tjetër Napoli ka pasur probleme në pozitën e mbrojtësit të majtë pas lëndimit të Ghoulam.

Arsenali kërkon së paku 20 milionë euro për ta lënë të lirë boshnjakun të largohet nga Londra.

(Kosova Sot Online )

.