Arturo Vidal e thyen heshtjen për të ardhmen

  • 23 December 2019 - 15:20
Arturo Vidal e thyen heshtjen për të ardhmen

Synimi i Interit, Arturo Vidal, ka thënë se është duke e pritur menaxherin e vet për t’u marrë me të ardhmen e tij, dhe u dha shpresë zikaltërve kur theksoi se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Evropë.

Për mesfushorin kilian është përfolur se do t’i bashkohet Interit këtë dimër, por Vidal pretendon të jetë i qetë dhe i lumtur në Barcelonë.

Ipyetur për të ardhmen, Vidal tha për Mediaset Sport: “Këtë pyetje ia lë një personi tjetër, nuk brengosem unë për të, aq më pak gjatë pushimeve”.

“Menaxheri im do të merret me këtë punë, ndërsa unë jam i qetë dhe i lumtur në Barcelonë. E shohim kur të kthehem”, theksoi ai.

Kiliani zbuloi se ende nuk është i gatshëm të largohet nga kontinenti evropian.

“Shpresoj se do të jem në gjendje të qëndroj në Evropë. Jam pranë golit tim të 100-të dhe jam shumë i lumtur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )