Zidane: Reali s’do të blejë sulmues në janar

  • 23 December 2019 - 16:44
Zidane: Reali s’do të blejë sulmues në janar

Trajneri Zinedine Zidane siguron se “Los Blancos” nuk do të përforcohen në fazën ofanzive gjatë janarit

Zinedine Zidane thotë se Real Madridi absolutisht nuk do t transferojë sulmues në afatin kalimtar të janarit.

“Los Blancos” u ndalën në barazim pa gola ndaj Athletic Bilbaos fundjavën që shkoi dhe të gjithë e shohin të nevojshëm një sulmues të madh për ekipin madrilen.

Mirëpo, trajneri francez thotë se është i kënaqur me organikën momentale që e ka në sulm, të cilës i prin Karim Benzema.

Mirëpo, sulmuesi francez nuk e ka një konkurrent të denjë, i cili do të shënonte gola të tjerë për “Merengues”.


(Kosova Sot Online)