Ky është pasuesi i Bylbyl Sokolit te Flamurtari, ndihmës i tij emërohet Arsim Plepolli

  • 23 December 2019 - 22:46
Ky është pasuesi i Bylbyl Sokolit te Flamurtari, ndihmës i tij emërohet Arsim Plepolli

Ditët e fundit skuadra prishtinase Flamurtari ka qenë ‘hit’ në media, raporton Zëri.info.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, u largua nga klubi “kuqezi” vetëm disa ditë pasi u emërua trajner i ekipit, siç u tha për mos-përputhje të ideve.

Flamurtari tashmë edhe zyrtarisht ka vendosur për pasuesin e Sokolit i cili do të jetë Sunaj Keçi.

Ky trajner edhe në vjeshtë me sukses e drejtoi Flamurtarin ndërkohë që ka punuar edhe ndihmës për një kohë të gjatë në këtë ekip.

“Sunaj Keçi do të jetë trajner i Flamurtarit deri në përfundim të edicionit. Nuk do të shikojmë për ndonjë trajner tjetër”, ka deklaruar në një prononcim për Zëri.info, kryearti i Flamurtarit, Imer Ademi.

Ai ndër të tjera e zbulon edhe ndihmësin e Keçit e që është një emër shumë i njohur i futbollit kosovar.

“Ndihmës i Sunaj Keçit do të jetë Arsim Plepolli”, përfundoi Imer Ademi.

Flamurtari në vjeshtë u drejtua edhe nga trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Artim Shaqiri.

Kjo skuadër në këtë edicion do të luftojë për mbijetesë në elitë teksa vjeshtën e ka përfunduar në pozitën e nëntë me 19 pikë të grumbulluara.


(Kosova Sot Online)