Këshilla e Ronaldos për Lukakun pasi iu bashkua Interit

  • 23 December 2019 - 23:14
Këshilla e Ronaldos për Lukakun pasi iu bashkua Interit

Ronaldo e kishte paralajmëruar Romelu Lukakun se Serie A, nuk është si Premierliga, apo ndonjë ligë tjetër…

Sulmuesi i Interit ka zbuluar se CR7 i kishte thënë atij se është transferuar në ligën më të fortë sa i përket aspektit defensivë.

“Ai më tha se kjo është liga më e fortë në botë në aspektin defensivë”, tha Lukaku. “Ai tha se ai do të shënonte gola çdokënd, por në këtë ligë është e vështirë për ta bërë”.

“Dhe nëse Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë e vështirë”.

“Është më vështirë se në Angli”.

Sido që të jetë, Ronaldo nuk është se po e ka edhe të vështirë.

Ai deri më tani ka shënuar 12 gola në Serie A, 14 në total në 22 paraqitje me Interin, derisa ka dhuruar edhe 3 asistime. 

(Kosova Sot Online)