Chelseat i ofrohet mundësia e transferimit të Iscos

  • 24 December 2019 - 08:27
Chelseat i ofrohet mundësia e transferimit të Iscos

Chelseat i është ofruar mundësia që ta transferojë Iscon në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk shihet më si pjesë e planeve të Zinedine Zidanes, andaj është i lirë që të largohet nga Santiago Bernabeu.27-vjeçari pritet të shitet nga Los Blancos, në mënyrë që t’i lirojë vendin transferimit të Christian Eriksenit nga Tottenham Hotspuri.Sipas Daily Mailit, The Blues kanë ofruar 50 milionë euro për transferimin e spanjollit në afatin kalimtar të dimrit.

Isco pritet të largohet nga madrilenët pas gjashtë vite e gjysmë të kaluara te mbretërit, derisa ka shënuar 48 gola në 290 paraqitje.

Gjatë kohës së tij në Spanjë, ai ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe katër Liga të Kampionëve.

(Kosova Sot Online )