Granit Xhaka afër rikthimit në Bundesligë

  • 24 December 2019 - 09:00
Granit Xhaka afër rikthimit në Bundesligë

Hertha Berlin është futur në garë për transferimin e Granit Xhakës në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, që nga incidenti me tifozët në barazimin 2-2 të Arsenalit ndaj Crystal Palaces. RMC Sport raporton se skuadra nga Bundesliga e dëshiron transferimin e Xhakës, pas dështimit për ta transferuar Lucas Tousart nga Lyoni. Hertha thuhet se i ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e mesfushorit, por që janë refuzuar menjëherë.

Skuadra gjermane tani është e fokusuar në transferimin e Xhakës dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër.

Jurgenb Klinsmann e dëshiron transferimin e ish-kapitenit të The Gunners në janar dhe ka filluar bisedimet me agjentin dhe skuadrën londineze.

(Kosva Sot Online )