Presidenti i Barcelonës u bën dhurata të veçanta të gjithë lojtarëve për fundvit

  • 24 December 2019 - 10:10
Presidenti i Barcelonës u bën dhurata të veçanta të gjithë lojtarëve për fundvit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka përgatitur një befasi për ekipin e parë për festen e Krishtlindjes, duke ia dhuruar secilit nga një iPhone 11 Pro Max të personalizuar.

Yjet e Barçës kanë marrë telefon të personalizuar me emër, emblemë të klubit dhe numër të fanellës.

Telefoni i Apple, iPhone 11 Pro Max, është ndër telefonat më të shtrenjtë mobil në treg, pasi një i tillë kushton 1.700 euro përafërsisht.

 

Bartomeu nuk pati dhurata vetëm për futbollistët, pasi ai nuk i harroi as stafin teknik.

Lideri i klubit katalonas u dhuroi atyre iPad Pro, pas fitores së Barcelonës 4:1 ndaj Deportivo Alaves në Camp Nou.

(Kosova Sot Online )