Klopp konfirmon se Oxlade-Chamberlain mungon në ndeshjet e mbetura të këtij viti

  • 24 December 2019 - 15:47
Klopp konfirmon se Oxlade-Chamberlain mungon në ndeshjet e mbetura të këtij viti

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alex Oxlade-Chamberlain do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit në vitin 2019, si pasojë e lëndimit në nyjën e këmbës.

Mesfushori i Liverpoolit i dëmtoi ligamentet e nyjës së këmbës në triumfin e Liverpoolit në finale të Kupës së Botës për Klube kundër Flamengos të shtunën.

Si pasojë, Oxlade-Chamberlain do të mungojë në ndeshjen e Liverpoolit në udhëtim kundër Leicester City të enjten, si dhe ndaj Wolves tri ditë më vonë.

Trajneri i të kuqve Klopp nuk është i sigurt se kur do të rikthehet mesfushori anglez saktësisht.

“Oxlade-Chamberlain e ka lënduar njërin prej ligamenteve të nyjës. Duhet ta shohim se sa shpejt mund të shërohet”, tha Klopp.

“Nuk e di (sa gjatë do të mungojë) saktësisht, edhe unë e kisha këtë lëndim, por para shumë vitesh”, shtoi ai.

“Mund t’i marrë kohë apo të shërohet shpejt, por nuk ka shanse për të enjten dhe Oxlade-Chamberlain nuk do të luajë më këtë vit, kjo është e qartë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)