Mediat në Itali raportojnë se Haaland ka zgjedhur Juventusin

  • 24 December 2019 - 17:24
Mediat në Itali raportojnë se Haaland ka zgjedhur Juventusin

Erling Haaland raportohet se ka zgjedhur transferimin te Juventusi dhe kjo gjë pritet të ndodhë qysh në janar.

Tuttosport raporton se Zonja e Vjetër e ka fituar garën për talentin norvegjez, derisa disa skuadra i duan shërbimet e tij.

Haaland ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat, por që tetë prej tyre të shënuara në Ligën e Kampionëve i kanë sjell shumë vëmendje. 

Corriere dello Sport bën të ditur se 19-vjeçari që ishte transferuar te skuadra austriake nga FK Molde, është shumë pranë kalimit te torinezët për një shumë rreth 30 milionë euro.

La Gazetta dello Sport raporton se lojtari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një pagë pre 3.5 milionë eurosh në sezon.

Rasenball Sport Leizig që ka një lidhje natyrale me Red Bull Salzburgun mund të m konkurrojë me Juventusin, Manchester Unitedin dhe Borussia Dortmundin e që këtë e ka konfirmuar edhe pronari i skuadrës gjermane Oliver Mintzlaff.

(Kosova Sot Online)