Interi interesohet për Weigl të Dortmundit

  • 24 December 2019 - 18:30
Interi interesohet për Weigl të Dortmundit

Mesfushori defansivë,  24 vjeçari i Borussia Dortmund Julian Weigl është në radarin e Interit.

Julian Weigl mund të transferohet në Inter në rast se skuadra nga Milano dështon të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, shkruan sot Sky Sport Italia.

Interi shpreson ë ta përmbyll marrëveshjen për transferin e kilianit në janar, por mbetet të shihet se a do ta lejojë largimin e tij Barça. 

Ëeigl, ka luajtur 150 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat dhe ka edhe disa paraqitje të tij për kombëtaren e Gjermanisë deri me tani.

(Kosova Sot Online)