Tragjike, futbollisti në Gjermani gjendet i vdekur në pishinë

  • 24 December 2019 - 18:46
Tragjike, futbollisti në Gjermani gjendet i vdekur në pishinë

Pascale Gaedke ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare.

Ish-futbollisti i FC Lok Leipzig është gjendur i vdekur në një pishinë të familjes së tij së bashku me 2 persona të tjerë.

Sipas njoftimeve të mediave, portieri vdiq gjatë një feste në Gerichshain, ndërsa ai banonte në lindje të Leipzigut.

Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi gjerman i Lokomotivës së Leipzigut e cila militon në kategorinë e katërt me të cilin i ndjeri luajti për 2 vite me këtë ekip.

Policia ka nisur hetimet e menjëhershme dhe dyshimet e para janë që kjo mund të jetë një vrasje, por nuk përjashtohet mundësia e aksidentit.

Image

(Kosova Sot Online)