Messi e përcjell -Mbappe shkrihet nga kënaqësia

  • 24 December 2019 - 20:17
Messi e përcjell -Mbappe shkrihet nga kënaqësia

“Unë do i shënoja tri gola por ai do i shënon katër!” – Mbappe ka qenë shumë i lumtur që Messi e ka lavdëruar gjatë ndarjes se çmimeve për Këpucën e Artë

Sulmuesi i PSG-së është në garë për çmimin prestigjioz bashkë me ikonën e Barcelonës, me argjentinasin që ka pasur shumë lëvdata për talentin e radhës në Europë.

Kylian Mbappe ka pranuar se ai është shumë i kënaqur që Lionel Messi e përcjell zhvillimin e tij dhe ai do të krahasohet me të nga sezoni i kaluar, me betejën për Këpucën e Artë e ku ai garon kokë me kokë me njeriun e Barcelonës.

Messi pritet që ta merr për të gjashtën herë këtë çmim pas sezonin 2018-19, që do i bashkohet topit të tij të gjashtë të artë në koleksionin e trofeve.

Mbappe është në limit me argjentinasin, pasi që ai ka pasur shifra shumë domethënëse që nga triumfi në Botëror me Francën.

Francezi ka shënuar 33 herë në Ligue 1, me Messi që ka shënuar 36 herë në La Liga.

“Në vend që ta fusja kokën nën një qebe dhe ta prisha fundin e sezonit i qetë, tash unë po përpiqem që të jem vet i pari”, tha Mbappe për France Football për garën e tij me Messi.

“E shoh që mund të jem golashënuesi më i mirë në Europë. Por, pashë që kisha një kundërshtar përballë meje, ishte Messi”.

“Unë i shënoj dy gola në vikend, ai i shënon tri. Unë i shënoi tri, ai i shënon katër! Ishte kaq çmenduri saqë njëherë kam biseduar me Ousmane (Dembele) për këtë gjë”.

“Kjo është e çmendur! A po e bën ai këtë me qëllim? -pyeta e ai me tha: Natyrisht, ai ju përcjell vazhdimisht juve!”.

“I thashë vetvetes: Nuk është keq, Messi me përcjell…Është kënaqësi që një lojtar i kalimit të tij ju përcjell”, ka thënë Mbappe.

Messi është prapë para Mbappes në sezonin 2019-2020, me jugamerikanin që ka shënuar 13 gola në ligë kurse francezi vetëm 11. 

(Kosova Sot Online)