Lewandowski e mbyll vitin 2019 si golashënuesi më i mirë, lë prapa Messin dhe Mbappen

  • 25 December 2019 - 08:48
Lewandowski e mbyll vitin 2019 si golashënuesi më i mirë, lë prapa Messin dhe Mbappen

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, do ta mbyllë vitin 2019 si golashënuesi më i mirë në nivelin elitar të futbollit botëror.

Lewandowski i ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje për klubin dhe për ekipin kombëtar polak që prej 1 janarit.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në këtë aspekt në dekadën e fundit, përveç viteve 2009, kur Edin Dzeko kishte shënuar më shumë se ata dhe 2017, që i takonte Harry Kane-it.

Këtë vit, Messi i ka shënuar 50 gola në 58 ndeshje, por ka munguar në katër ndeshje të Kombëtares së Argjentinës pasi vuajti pezullimin në Kupën e Amerikës.

I treti renditet Kylian Mbappe, i cili i ka shënuar 44 gola në 49 ndeshje për Paris Saint-Germain dhe Francën.

Raheem Sterling është i katërti momentalisht, me 41 gola për Manchester City dhe Anglinë, por ai mund ta shtojë numrin e tyre pasi i ka edhe dy ndeshje për t’i luajtur në vitin 2019.

(Kosova Sot Online )