Pogba te Juve, Emre Can plus 60 milionë euro te Unitedi

  • 25 December 2019 - 08:53
Pogba te Juve, Emre Can plus 60 milionë euro te Unitedi

Paul Pogba mund të kthehet në Juventus në afatin e janarit për 60 milionë euro para të gatshme plus shërbimet e Emre Can te Manchester United.  

Thashethemet për një rikthim të mundshëm të lojtarit në Torinos kanë rrethuar 26-vjeçarin francez që kur u largua për 105 milionë euro në gusht të vitit 2016. Ai dihet se është i irrituar nga situata në Old Trafford dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje konkurruese këtë sezon, me një lëndim të përsëritur në këmbë. Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juve mund ta rikthejë Pogban qysh në janar para se të presë verën, duke mposhtur kështu Real Madridin dhe Paris Saint-Germain në garë.

Oferta në tavolinë thuhet se është 60 milionë euro para të gatshme plus shërbimet e ish-mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Juventus po lufton këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, i cili kërkon një prani më të fortë në mesfushë për të mbështetur sulmin ‘trident’ me Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo.

Emre Can e ka ndezur irritimin e tij te Juventusi, pasi kishte mbetur jashtë skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër alternativë për Emre Can do të ishte të shkonte në Paris Saint-Germain në këmbim të Leandro Paredes, por natyrisht që Pogba do është i preferuar. 

(Kosova Sot Online )