Dortmundi i kërkon 115 milionë euro për Sanchon

  • 25 December 2019 - 14:07
Dortmundi i kërkon 115 milionë euro për Sanchon

Interesim për yllin anglez kanë shfaqur klubet e Premierligës, të cilat e duan atë qysh në janar. Gjithashtu, futbollistin e Borussia Dortmundit e pëlqejnë edhe gjigantët spanjollë.

Borussia Dortmundi e ka vendosur çmimin për Jadon Sanchon.

Ylli anglez po kërkohet me të madhe nga klubet e Premierligës, të cilat e duan atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Chelsea është klubi më i interesuar për përfaqësuesin anglez, por nuk mbeten prapa as Manchester United, Manchester City e Liverpooli.

Klubi nga Gjermania i kërkon 115 milionë euro për mesfushorin ofanziv, i cili po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit.

Sancho është prioritet i Chelseat, i cili ndërkohë i ka në opsion edhe Wilfried Zahan e Crystal Palacet e Timo Wernerin e Leipzigut.

Ndërkohë, Sanchon e pëlqejnë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

(Kosova Sot Online)