Kjo pritet të jetë blerja e parë e Artetës në Arsenal

  • 25 December 2019 - 15:25
Kjo pritet të jetë blerja e parë e Artetës në Arsenal

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, synon ta përmirësojë mbrojtjen e skuadrës së tij, duke e përforcuar me mbrojtës të klasit botëror.

Synim i trajnerit spanjoll është qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, në afatin kalimtar dimëror, i cili hapët pas një jave.

Sipas emisionit televiziv, dedikuar afatit kalimtar të lojtarëve, Reach PLC, Arsenali tashmë e ka kontaktuar Napolit për të.

“Kemi dëgjuar, edhe pse nuk mund ta konfirmojmë këtë, se Arsenali ka rënë në kontakt me Napolin përmes një pale të tretë për Koulibaly”, sipas prezantuesit të emisionit, Ian McGarry.

“Kjo vjen si pasojë e dëshirës së Mikel Artetës për ta përforcuar mbrojtjen”, shtoi ai.

Arteta – ish-futbollist i Arsenalit – u emërua në stolin e trajnerit si zëvendësues i Unai Emery, i cili u shkarkua në fillim të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)