Ronaldo i feston Krishtlindjet në të nxehtë dhe me Babadimër

  • 25 December 2019 - 16:22
Ronaldo i feston Krishtlindjet në të nxehtë dhe me Babadimër

Cristiano Ronaldo ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta festojë në një mënyrë të veçantë.

Ylli portugez e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij, Georgina dhe me fëmijët.

34 vjeçari e zgjodhi një vend bregdetar, të nxehtë, për këtë festë, ndërsa përkrah tyre shihet edhe një babadimër.

“Ua urojmë Krishtlindjet të gjithëve”, ka shkruar futbollisti i Juventusit në rrjetin social. 

(Kosova Sot Online)