United largon dy talentë, njërin pritet ta transferojë Barcelona tjetrin Juventus

  • 25 December 2019 - 17:01
United largon dy talentë, njërin pritet ta transferojë Barcelona tjetrin Juventus

Talenti i ri i Manchester United dëshiron që të largohet nga Old Trafford…me Barcelonën që po e kërkon mesfushorin

Manchester United është afër për ta humbur njërin prej yjeve të saj të ri, Angel Gomes pasi që ky i fundit dëshiron të largohet nga Old Trafford.

Sportsmail kishte shkruar në tetor që sulmuesi i krahut Tahith Chong-lojtar tjetër talent i United i transferuar më 2018-mund të largohet nga klubi në verë kur i skadon kontrata.

Gomes, i cili është njëri prej të rinjve që kishte marrë çmimin për lojtarë të ri më 2017, është në situatë të njëjtë dhe pritet të dështojë në sigurimin e një kontrate të re.

Mesfushori 19 vjeçar thuhet se nuk është duke u përshtatur me skuadrën angleze duke shtuar kështu dyshimet për të ardhmen e tij në United.

Madje ai ka shlyer nga Instagrami i tij edhe klubin aktual.

Nga java e ardhshme të dy lojtarët mund të hapin bisedimet për t’u larguar si transfere të lira në fund të këtij sezoni.

Për Gomes ende besohet se ka interes nga Barcelona, kurse Chong thuhet se po përcillet nga Juventus-e njëjta formë sikurse ata nënshkruar me Paul Pogban pa para me 2012 për një transfer rekord 89 milionë funte, katër vite me vonë.

(Kosova Sot Online)