Vdes arbitri shqiptar i UEFA-së

  • 25 December 2019 - 17:09
Vdes arbitri shqiptar i UEFA-së

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare nga një sëmundje e rëndë ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas dhe atij ndërkombëtar Bekim Bauta.

I ndjeri ishte arbitër anësor në futbollin maqedonas dhe atë ndërkombëtar. Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, 58-vjeçari gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian, etj).

Përveç kontributit në futboll, Bekim Bauta ka ushtruar dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta u dha nga familja e Bautës.


(Kosova Sot Online)