Klopp: Fjala e vetme për ta përshkruar vitin e paharrueshëm të Liverpoolit është “uau”

  • 26 December 2019 - 08:51
Klopp: Fjala e vetme për ta përshkruar vitin e paharrueshëm të Liverpoolit është “uau”

Suksesi i paharrueshëm i Liverpoolit më 2019, i cili përfshinë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve, e ka lënë gojëhapur edhe vetë trajnerin e të kuqve, Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp ka thënë se fjala e vetëm të cilën ai mund ta përdorë për ta përshkruar vitin e jashtëzakonshëm të Liverpoolit është “uau”.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës për herë të gjashtë në histori, pas triumfit 2:0 ndaj Tottenhamit në finalen e qershorit në Ligën e Kampionëve.

Të kuqtë bënë edhe betejë të paparë për titull në Premierligë deri në ditën finale, por ngelen një pikë prapa Manchester Cityt të Pep Guardiolës. Megjithatë, djelmoshat e Klopp tani kanë 10 pikë më shumë se City këtë sezon dhe janë në rrugë të mirë për t’u shpallur kampionë pas 30 vjetëve.

Liverpooli e fitoi po ashtu edhe Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë 2019-es.

“Natyrisht, është koha të reflektojmë shkurtimisht në një vit të jashtëzakonshëm për këta djelmosha, për këtë klub dhe sigurisht për përkrahësit”, ka thënë Klopp.

“Si mund ta injoroj atë që të gjithë ne e kemi përjetuar këtë vit? E kam vetëm një fjalë për ta përshkruar: Uau”, shtoi Klopp.

(Kosova Sot Online )