Dortmundi ia cakton çmimin Sanchos, pas interesimit të Chelseat për të

  • 26 December 2019 - 09:08
Dortmundi ia cakton çmimin Sanchos, pas interesimit të Chelseat për të

Borussia Dortmundi ka vendosur t’ia caktojë çmimin yllit të skuadrës, Jadon Sancho, duke e parë interesimin e madh të klubeve evropiane, e në veçanti të Chelseat.

Chelseat i është bërë e ditur se për ta transferuar Sanchon, do t’i duhet t’i derdhë plot 117 milionë euro. Klubi londinez është duke menduar ta përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar dimëror, që hapet në janar, dhe e sheh anësorin anglez si mundësi ideale.

Të kaltrit i kishin duart e lidhura gjatë afatit kalimtar të verës, për shkak të një pezullimi nga FIFA që ua ndalonte transferimin e lojtarëve, por tani e kanë mbaruar vuajtjen e dënimit dhe janë të lirë të blejnë futbollistë.

Si rrjedhojë, klubi nga Premierliga pritet të jetë ndër më aktivët në afatin kalimtar të janarit.

Blerja e Sancho – anglezit që kushton 117 milionë euro në bazë të kërkesave të Dortmundit – mund të dështojë, megjithatë, nëse klubi gjerman s’e ul çmimin.

Chelsea do të synojë ta transferojë Wilfried Zaha e Crystal Palace apo Timo Werner të RB Leipzig në vend të anglezit.

(Kosova Sot Online )