Valverde flet për humbjen e dhimbshme ndaj Liverpoolit: Ishte një moment ligësie

  • 26 December 2019 - 09:49
Valverde flet për humbjen e dhimbshme ndaj Liverpoolit: Ishte një moment ligësie

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se humbja, siç e përshkroi e dhimbshme, e skuadrës së tij kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ishte momenti më i vështirë për gjigantin katalonas gjatë vitit 2019.

Barcelona e kishte fituar 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Camp Nou, por nuk ia doli ta ruajë këtë rezultat të lartë pasi u mund dhe u turpërua 4:0 në ndeshjen e kthimit në Anfield, duke lejuar t’i ndodhë një përsëritje e ndodhisë në Romë një vjet më parë.

“Deri në ndeshjen me Liverpoolin, sezoni ynë në Ligën e Kampionëve ishte i jashtëzakonshëm”, tha Valverde për uebsajtin e klubit.

“Në Anfield, ne i patëm mundësitë tona, por ata shënuan herët dhe ne filluam të brengoseshim se do të na ndodhte ajo që ndodhi në Romë. Ishte një moment ligësie dhe ne kjo na kushtoi”, shtoi ai.

“Ishte ndër momentet më të vështira të vitit”, theksoi Valverden.

Pas turpërimit në Anfield dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve si pasojë, Barça e humbi edhe finalen në Kupën e Mbretit në ndeshjen pasuese, me Valverden që beson se djelmoshave të tij u kishte rënë morali prandaj kishin humbur.

(Kosova Sot Online)