Nëse e merr Haalandin, Man Utd duhet ta shesë Pogban

  • 26 December 2019 - 13:34
Nëse e merr Haalandin, Man Utd duhet ta shesë Pogban

“Djajtë e Kuq” frikësohen se mund të mbetet pa mesfushorin francez nëse e transferojnë sulmuesin norvegjez

Manchester United frikësohet se transferimi i Erling Haalandit do ta detyrojë klubin anglez ta shesë ndërkohë Paul Pogban.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”. 

Të dy lojtarët përfaqësohen nga menaxheri Mino Raiola dhe “Djajtë e Kuq” brengosen se mund të mbeten pa mesfushorin francez pasi ta marrin sulmuesin norvegjez.

Kampioni i botës me Francën lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Raportohet se klauzola e shkëputjes së kontratës së Haalandit është 20 milionë euro.

Dhe Manchester United është i gatshëm t’ia ofrojë atij një klauzolë prej 150 mijë funtesh në javë.

(Kosova Sot Online)