Zemërimi i Ronaldos me mungesën e golave dhe disfatën në finale të kupës

  • 26 December 2019 - 14:32
Zemërimi i Ronaldos me mungesën e golave dhe disfatën në finale të kupës

Cristiano Ronaldo ka një qëllim: të vijë në binarë në vitin 2020. Sulmuesi portugez i Juventusit është i zemëruar me vitin 2019 dhe me humbjen në finale të Superkupës së Italisë së fundmi, sipas mediave italiane.

Edhe pse Cristiano Ronaldo nuk e pranon asnjë rënie të formës, sipas gazetës italiane Tuttosport, ai nuk është aspak i lumtur. 34-vjeçari është i bindur se mund të japë edhe më shumë nga vetja dhe synon të punojë në këtë drejtim.

Portugezi është plot ambicie dhe humbja në Arabinë Saudite, ku Lazio e mundi 2:0 Juventusin, për ta fituar trofeun e parë të sezonit, nuk u prit aspak mirë nga ai. Ronaldo kishte plot pesë vjet pa humbur në ndeshje finale. Megjithatë, ai është optimist për të ardhmen.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, por ka dy vjet që nuk i fiton çmimet: Lojtari më i Miri i FIFA-s dhe Topi i Artë. Ronaldo doli i treti në vitin 2019, prapa fituesit Lionel Messi dhe Virgil van Dijk. Jo mjaftueshëm mirë për një fitues si Ronaldo.

Ronaldo nuk e ka pasur një vit të mirë në aspektin individual, pasi i ka shënuar vetëm 39 gola për klubin dhe kombëtaren. Një shifër shumë e ulët për standardin e tij dhe krahasuar me numrin e golave nga vitet e kaluara.

Prandaj, sipas të përditshmes italiane, Ronaldo është i përqendruar ta bëjë 2020-es vitin e tij.

Synimi i tij kryesor është ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, i cili është turneu i tij i parapëlqyer. 

(Kosova Sot Online)