Chelsea s’i paguan 115 milionë euro për Sanchon

  • 26 December 2019 - 14:38
Chelsea s’i paguan 115 milionë euro për Sanchon

“Blues” e konsiderojnë si të fryrë kërkesën e Borussia Dortmundit për yllin anglez, të cilin e duan edhe klubet tjera të Premierligës.

Chelsea nuk është i gatshëm t’i paguajë 115 milionë euro për transferimin e Jadon Sanchos.

Borussia Dortmundi e vlerëson yllin anglez më shumë se 100 milionë euro.

Mirëpo, kjo shumë është konsideruar e fryrë nga klubi anglez, shkruan mediumi britanik “Express Sport”.

“Blues” mbeten të interesuar për përfaqësuesin anglez, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë aq shumë para për të.

Krahas Sanchos, raportohet se Chelsea ia ka vënë syrin edhe Wilfried Zahas së Crystal Palacet dhe Timo Wernerit të Leipzigut.

(Kosova Sot Online)