Giroud mund të rikthehet në Francë, dëshiron të luajë në Euro 2020

  • 26 December 2019 - 14:39
Giroud mund të rikthehet në Francë, dëshiron të luajë në Euro 2020

Sulmuesi francez e do një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi, për të qenë gati për Euro 2020. Atë e do edhe Rangersi i Steven Gerrardit.

Olivier Giroud është duke e menduar mundësinë e rikthimit në Francë.

Sulmuesi shtatlartë nuk po ka hapësira të mjaftueshme në Chelsea dhe po planifikon të largohet nga Londra.

33 vjeçari ka përfunduar në bankinë pasi trajneri Frank Lampard po e preferon më shumë dyshen e sulmit, Tammy Abraham e Michy Batshuayi.

Dhe, ish-futbollisti i Arsenalit po e shikon mundësin të transferohet në një klub francez, për të luajtur më shumë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Euro 2020.

Ndërkohë, përfaqësuesi francez po pëlqehet edhe nga klubi skocez, Rangers, i cili drejtohet nga trajneri Steven Gerrard.

Atë e duan edhe Interi në Itali e Borussia Dortmundi në Gjermani.

(Kosova Sot Online)