Klopp: Gara për titull nuk ka mbaruar, ta shijojmë fitoren e mahnitshme ndaj Leicesterit

  • 27 December 2019 - 08:33
Klopp: Gara për titull nuk ka mbaruar, ta shijojmë fitoren e mahnitshme ndaj Leicesterit

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se nuk po i kushton vëmendje të folurit për garën e titullit në Ligën Premier, pas fitores dominuese të skuadrës së tij 4-0 ndaj Leicester Cityt të enjten mbrëma.

Reds mposhten me lehtësi Dhelprat e vendit të dytë në “Boxing Day” pasi Roberto Firmino shënoi dy gola, James Milner dhe Trent Alexander-Arnold nga një. Fitorja i dha Liverpoolit një avantazh prej 13 pikësh ndaj Leicesterit, megjithëse Manchester City mund të mbyllë hendekun në 11 pikë me një fitore ndaj Wolves të premten (sot).Megjithëse Liverpooli është favorit i madh për të fituar titullin e tyre të parë në Angli që nga vitet 1989-90, Klopp këmbëngul se ai nuk po merr asgjë të mirëqenë pasi ka edhe mjaftueshëm deri në fund të sezonit.

“Të jem i sinqertë, unë jam më pak i interesuar që të flasim rreth asaj se gara e titullit ka mbaruar”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ishte një lojë e mirë. Ne përfunduam fortë dhe shënuam disa gola të shkëlqyeshëm”. “Ne nuk po dëgjojmë asnjë prej tyre [thashethemeve për titullin]. Jemi të përqendruar vetëm në ndeshjen tonë të radhës”. “Ende mund të përmirësohemi … si i menaxhojmë lojërat, si mbrojtëm në pjesën e parë. Por ne mund të shijojmë këtë fitore të mahnitshme. Dhe nesër do të fillojmë përsëri”, përfundoi gjermani.

(Kosova Sot Online )