“Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin, është njoftuar edhe Arsenali”

  • 27 December 2019 - 09:02
“Granit Xhaka ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin, është njoftuar edhe Arsenali”

Agjenti i Granit Xhakës, Jose Noguera, ka konfirmuar se 27-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga, te Hertha e Jurgen Klinsmann.

Për këtë janë njoftuar trajneri dhe drejtuesit e klubit, Xhaka dëshiron transferimin si të hapet afati kalimtar i janarit.

“Do të tregohem i sinqertë – kemi arritur marrëveshje me Herthan dhe do të donim të shkojmë në Berlin”, tha Noguera për Blick.

(Kosova Sot Online )