Kubo e zbulon oferten: Zidane më tha të qëndroj

  • 27 December 2019 - 09:46
Kubo  e zbulon oferten: Zidane më tha të qëndroj

Kubo ka zbuluar se nuk ishte kërkesa e Zidanit për ta huazuar te Mallorca

18-vjeçari, Take Kubo, është një ndër futbollistët me të ardhme të ndritur, që madje e thërrasin ‘Leo Messi i Japonisë’.

Në verën e vitit 2019, ish futbollisti i akademisë së Barcelonës u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ për 4.5 milionë euro.

U mendua se do të qëndrojë në ekipin e parë, por vet futbollisti zgjodhi huazimin për t’u zhvilluar më shumë si lojtar dhe u transferua te Mallorca.

Zinedine Zidane i kishte thënë se e do në ekipin e parë dhe se do t’i japë minuta, por Kubo e di se si 18-vjeçar, vështirë do ta kishte të merrte minuta në ‘Bernabeu’.

“Kur përfundoi para sezoni në Amerikë, Zidane më tha se më dëshiron në Real Madrid këtë sezon. Por fola me të dhe i thash se nëse do të kem mundësi që të kem më shumë minuta, preferoj të huazohem”, deklaroi Kubo.

(Kosova Sot Online )