Ronaldo zgjedh Champions Leaguen

  • 27 December 2019 - 14:05
Ronaldo zgjedh Champions Leaguen

“Bota ime është futbolli, por për mua ka gjëra edhe më të rëndësishme jashtë këtij sporti. Jam sipërmarrës dhe është mëse normale të bësh diçka ndryshe”.

Kështu shprehet Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat në Itali.

Portugezi ka hyrë në vitin e tij të dytë tek Juventus.

31 gola total, 21 sezonin e kaluar dhe 10 në këtë që po luhet. Pesë-herë fituesi i Topit të Artë në intervistë flet pikërisht për këto dy vite në Itali, por edhe për garën në Serie A dhe Champions.

“Sa e vështirë është të shënosh në Itali 1-10? Mund t’iu them se mbrojtësit më të fortë janë pikërisht ata me të cilët unë stërvitem çdo ditë. Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Përsa i përket diferencave mes kampionatit dhe Champions League, ky i fundit është kompeticioni më i mirë për klube. Personalisht më pëlqen më shumë se çdo kompeticion tjetër. Kampionati sigurisht që ka rëndësi, por për mua Champions është diçka tjetër”, u shpreh CR7.

“Lojtari më i mirë në Itali jam unë sepse ky çmim mu akordua mua. Sezonin e ardhshëm të presim e të shohim se kush do të jetë, por gjithsesi rëndësi ka të fitojmë edhe vitin tjetër”.

Në total, Ronaldo ka bërë 64 paraqitje me ‘Zonjën e Vjetër’, ka shënuar 40 gola.

(Kosova Sot Online)