Valon Berisha mund të huazohet tek klubi italian

  • 27 December 2019 - 14:08
Valon Berisha mund të huazohet tek klubi italian

Lazio po mendon ta huazojë në një klub tjetër mesfushorin kosovar. Mediat italiane shkruajnë se Valon Berisha mund të përfundojë në SPAL, ku do t’i bashkohej bashkëkombësit të tij, Etrit Berisha.

Valon Berisha nuk po gjen hapësira në fanellën e Lazios.

Prandaj, klubi italian po mendon ta sistemojë mesfushorin kosovar në një ekip tjetër, ku do të mund të luante në vazhdimësi në pjesën e dytë të kampionatit.

Sipas mediave italiane, 26 vjeçari mund të huazohet në SPAL.

Ish-futbollisti i Salzburgut ka kontratë me “Biancocelesti” deri në qershor të vitit 2023, por ai nuk ka bindur asnjëherë në kryeqytetin italian.

Fillimisht ishte lënduar e më pas nuk kishte arritur të ambientohet asnjëherë në ekipin e Simone Inzaghit.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar mund t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, portierit Etrit Berisha në SPAL.

Gjithashtu, kohë më parë spekulohej se futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji mund të rikthehej në Salzburg. 

(Kosova Sot Online)