Reali insiston për Reinierin

  • 27 December 2019 - 14:44
Reali insiston për Reinierin

Real Madrid nuk heq dorë nga talentet futbollit brazilian.

Me Vinicius Junior e Rodrygo në ekip, Florentino Perez ka shënjestruar në tjetër lojtar premtues, 17-vjeçarin Reinier të Flamengos i cili ka rinovuar së fundmi dhe tashmë ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh.

Mësohet se emisarët spanjollë kanë nisur bisedimet e para për të mësuar synimet e lojtarit ndërkohë që për të janë në garë edhe Atletico Madrid me Paris Saint Germain.

Për Real Madrid nuk do të ishte problem mbyllja e operacionit në janar dhe më pas ta lërë fantazistin në Brazil të rritet si lojtar deri në fund të vitit 2020-të siç ka vepruar edhe me Rodrygon.

(Kosova Sot Online)