Tottenhami ia propozon Realit shkëmbimin Eriksen – Bale

  • 27 December 2019 - 14:55
Tottenhami ia propozon Realit shkëmbimin Eriksen – Bale

Nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin për shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit

Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë janarit mund të mbetet pa Christian Eriksenin.

Mirëpo, nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin.

Në fakt, Spurs janë të interesuar për ish-futbollistin e tyre, Gareth Bale.

Dhe, mediumi “El Desmarque” shkruan se klubi anglez e ka bërë gati një propozim për Realin për t’i shkëmbyer yjet e tyre.

Në fakt, Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro plus ta japë kartonin e mesfushorin danez për yllin uellsian.

Jose Mourinho ka qenë në kontakte me Balen dhe Spurs synojnë ta rikthejnë atë në Londër gjatë janarit.

Eriksen do të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme pasi do t’i skadojë kontrata, por Tottenhami po mendon të nxjerrë sadopak para duke e shitur apo shkëmbyer atë në janar. 

(Kosova Sot Online)