Messi i pari, Mbappe i dyti – Ronaldo e Neymar askund!

  • 27 December 2019 - 15:54
Messi i pari, Mbappe i dyti – Ronaldo e Neymar askund!

Messi është vlerësuar si futbollisti më në formë deri më tani në sezonin 2019/20. Mbappe po tregon se ka të ardhme të ndritur, renditet i dyti. Kurse Ronaldo, por edhe futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit (222 milionë euro) Neymar, janë jashtë top dhjetëshes.

Rrëmbeu ‘Këpucën e Artë’ dhe ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, Lionel Messi është rrugës së mirë për të mbledhur të tjerë trofe individual për vitin 2020.

Sipas “WhoScored.com”, 32-vjeçari është futbollisti më në formë në Evropë, më i miri. 

32-vjeçari ka marrë notën 8.61 për paraqitje fantastike ndeshje pas ndeshje, duke treguar klasin për çka edhe vazhdon të shpërblehet ndeshje pas ndeshje, vit pas viti, me çmime individuale dhe ekipore.

Ai deri më tani ka shënuar 15 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat, derisa ka dhuruar edhe nëntë asistime.

Pas Messit është Kylian Mbappe i Paris Saint Germain me notën 8.46.

21-vjeçari po zhvillon një sezon mbresëlënës, ka shënuar 18 gola në 19 paraqitje në të gjitha garat dhe ka dhuruar gjithashtu 9 asiste, sa Messi.

Podiumi plotësohet me Kevin de Bruyne me 8.36.

Kurse Cristiano Ronaldo i Juventusit, dhe futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar – kanë mbetur jashtë top 10 futbollistëve më në formë.

10 futbollistët më në formë në Evropë aktualisht:

(Kosova Sot Online)