Conte e do Alonson në Inter

  • 27 December 2019 - 17:00
Conte e do Alonson në Inter

Trajneri italian dëshiron të punojë përsëri me mbrojtësin e majtë spanjoll, të cilin e kishte lojtar në Chelsea

Antonio Conte dëshiron të punojë përsëri me Marcos Alonson.

Trajneri italian kishte bashkëpunuar me mbrojtësin e majtë spanjoll në kohën kur e drejtonte ekipin e Chelseat.

Ndërsa tash, Conte e do përfaqësuesin spanjoll në Inter, njofton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”. 

Conte ka nevojë për t’u përforcuar në krahun e majtë.

Për këtë, Interi po e konsideron mundësinë e huazimit të futbollistit.

“Nerazzurri” nuk janë të gatshëm t’i shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro për Alonson, nëse duan ta blejnë verën e ardhshme.

Lideri i Serie A e pëlqen edhe bashkëlojtarin e Alonsos, Emerson Palmieri, por edhe mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa.

(Kosova Sot Online)