Man Utd e kërkon Balen në këmbim të Pogbas

  • 27 December 2019 - 17:43
Man Utd e kërkon Balen në këmbim të Pogbas

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’ia propozojnë Real Madridit shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit

Manchester United është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Paul Pogban gjatë janarit, ose verën e ardhshme.

Mesfushori francez lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për Gareth Balen.

Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se klubet e lartpërmendura po mendojnë t’i shkëmbejnë yjet e tyre.

Me këtë rast, kampioni i botës me Francën do të përfundonte në “Santiago Bernabeu”, kurse ylli uellsian do të transferohej në “Old Trafford”.

Reali madje do të ofronte edhe para, krahas Balet për Pogban.

E interesim për mesfushorin francez ka shfaqur edhe Juventusi, i cili synon ta rikthejë atë në Torino.

(Kosova Sot Online)