Xhaka i zemëruar me dyfytyrësinë e trajneri të ri Arteta – në publik e lavdëron, privatisht ka sjellje tjetër

  • 27 December 2019 - 18:18
Xhaka i zemëruar me dyfytyrësinë e trajneri të ri Arteta – në publik e lavdëron, privatisht ka sjellje tjetër

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është i pakënaqur me komentet e bëra nga menaxheri i ri Mikel Arteta.

Xhaka thuhet se është e zemëruar nga Arteta që e ka vlerësuar atë publikisht, ndërsa në mënyrë private, nuk është se ka raporte të mira, shkruan Blick.

Arteta tashmë thuhet se e ka zhvilluar një bisedë me lojtarin para ndeshjes me Bournemouth (1-1), ku ai i kishte thënë Xhakës se është i lumtur që ai do të largohej nga klubi. 

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Xhakës, Jose Noguera.

Tani Xhaka duket se do të largohet në janar, dhe tashmë ka në mendje një destinacion të ri.

“Ne kemi një marrëveshje me Hertha Berlin dhe [Xhaka] do të donte të shkonte”.

“Granit do të donte të shkonte përsëri në Gjermani dhe klubi është njoftuar”

Hertha thuhet se ka paraqitur një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro.

(Kosova Sot Online)