Klopp: Nuk është e mundshme që Liverpool ta përmbyll sezonin pa humbje si Arsenali

  • 27 December 2019 - 18:23
Klopp: Nuk është e mundshme që Liverpool ta përmbyll sezonin pa humbje si Arsenali

Trajneri gjerman nuk beson që Reds do ta barazojnë Arsenalin në rekordin që ata e arritën më 2004, pavarësisht se skuadra nuk di për humbje në sezonin e ri.

Nuk është e mundshme që Liverpool ta barazojë Arsenalin dhe rekordin e tyre te të pamposhturve në Premier Ligë, thotë Jurgen Klopp, i cili e di se një gjë e tillë “do të ishte një gjë e vështirë për t’u arritur”.

Redds për momentin janë në rrugën e duhur për ta fituar titullin pas 30 viteve pasi që kanë pasur një fillim tepër të mirë të sezonit 2019-2020.

Skuadra e Klopp arriti mbrëmë fitoren e 17 nga 18 ndeshje dhe është 13 pikë para rivalit kryesor në tabelë, kurse kampioni në fuqi, Manchester City është në vendin e tretë.

Fitorja 4-0 kundër vendit të dytë Leicester City në King Power Stadium bën që Liverpool ta rrit diferencën më pikë derisa kjo është ndeshja e 35 pa humbje në Premier Ligë.

Kështu, Liverpool jo vetëm që mund ta fitojë Premier Ligën, por po ashtu ta thyejnë rekordin e të “pamposhturve” të Arsenalin më 2003-2004.

Megjithatë, para ndeshjes në shtëpi kundër Ëolves të dielën, Klopp nuk joshët nga të tilla pritje, duke thënë se ai është më shumë i “shetësuar për gjërat që ndodhin gjatë ndeshjes” e jo për numrat në këtë moment.

Kur ai u pyet nëse ecuria e Arsenalin prej 49 ndeshjeve pa humbje është “një gjë e madhe”, Klopp u përgjigj: “Është një gjë e madhe. Jam për shumë kohë në këtë biznes dhe nëse më pyesni a është kjo e mundshme…nuk mendoj se është”.

“Mendoj në Dortmund kishim 28 ndeshje pa humbje dhe absolutisht kjo ishte e jashtëzakonshme por vetëm si statistikë. Kur jeni në këtë situatë është ndryshe”, tha tutje Klopp. 

“Me keni pyetur edhe nëse shoh ndonjë problem për lojtarët kur janë në fushë, por fatkeqësisht, nuk shoh ndonjë gjë të till sepse zakonisht jam i koncentruar i tëri në ndeshje”.

“Jam shumë optimis si person por jo para një ndeshje futbolli. E di që ne mund të fitojmë por kurrë nuk kam menduar në jetën time që ne do të mund ta fitojmë atë. Kjo e bën jetën më të vërtetë të parehatshme disa herë”, tha Klopp, transmeton GazetaExpress.

“Këta numra, tashmë i harrova. Nëse me thoni herën tjetër ndoshta do të befasohesha që numrat janë më të mëdhenj”.

Pas ndeshjes se fundit në Premier Ligë, Reds do të përgatiten për të pritur Sheffield United në Anfield më 2 janar, tri ditë para se të përballen me rivalët lokal në xhiron e tretë të kupës FA kundër Everton.

Klopp ka treguar se si po arrin Liverpool që të mbaj formën e lartë këtë vit, para e ti bëj thirrje tifozëve për ndihmë gjatë gjithë periudhës festive.

“Jam i bekuar. Kam skuaddër të mençur”, shtoi ai. “Nuk e them këtë shpesh, e bëj sepse dua që të rrin të fokusuar. Ata janë të tillë. Ne kemi shumë lojtar me karakter në skuadër dhe ata i thonë njëri tjetrit çfarë të bëjnë”.

“Askush aty nuk fluturon, të gjithë janë me këmbë në tok. Madje edhe para dy viteve, ne ishim kështu, por nuk i kishim kaq pikë. Disa gjëra të mira erdhën kur ishim të bashkuar – kualiteti dhe përvoja u bënë së bashku”.

“Puna bashkë për shumë kohë na ndihmoj. Shumë gjëra janë rregulluar. Çdo gjë është mirë. Tani ne do të luajmë tri ndeshje në shtëpi, një në kupë. Ajo çka na duhet është një përkrahje masive nga tifozët”.

“Sepse kjo periudhë është shumë e zënë dhe ne kemi nevojë ta përdorim këtë si një burim për këto ndeshje. Shpresojmë, që njerëzit tonë të kenë pushuar mjaftueshëm që të dhënë absolutisht më të mirën e tyre, saktësisht atë që na duhet”, ka thënë Klopp.

(Kosova Sot Online)