Semedo, i pakënaqur me Barcelonën
Semedo thuhet se është i pakënaqur me ngecjen në negociata për kontratën e tij
E përditshmja Marca, raporton sot se Nelson Semedo është irrituar tejmase për ngecien në negociata për kontratën e re me Barcelonën.
Mbrojtësi i djathtë i Portugalisë e kishte mundësinë që të kalonte në Atletico Madrid gjatë verës, por Barca i kishte hapur bisedimet për kontratën e re, e që për momentin i ka pauzuar.
Kjo për shkak se lojtari kërkon një pagë të madhe që Barcelona nuk dëshiron që t’ia jep.
Kjo ka shkaktuar edhe frustrimin e lojtarit që mund të kërkojë alternativa tjera që nga afati kalimtar i janarit.
(Kosova Sot Online)